“Ukraina mund të heqë dorë nga disa pjesë territori për NATO-n”, reagon Kyivi zyrtar

16 gusht 2023 | 08:14

“Ukraina mund të detyrohet të pranojë të heqë dorë nga disa territore të pushtuara nga Rusia, nëse do të jetë pjesë e NATO”.

Kjo është deklarata e fortë e një zyrtari të lartë të Aleancës, e para e këtij lloji, që nga nisja e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, më shumë se një vit e gjysmë më parë.

“Mendoj se një zgjidhje mund të jetë që Ukraina të heqë dorë nga territori i pushtuar në këmbim të anëtarësimit në NATO”, u shpreh Stian Jenssen, kreu i zyrës private të sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, gjatë një bisede me disa gazetarë.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Kyivit zyrtar për këtë deklaratë, i cili e cilësoi atë si qesharake.

“Të shkëmbesh territorin për një mbrojtje nga NATO-s? Është qesharake. Kjo do të thotë të zgjedhësh qëllimisht humbjen e demokracisë, të inkurajosh një kriminel global, të ruash regjimin rus, të shkatërrosh ligjin ndërkombëtar dhe t’ua japësh luftën brezave të tjerë”, shkroi këshilltari i presidentit, Mykhailo Podolyak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një javë, presidenti serb Aleksandar mori kritika të ashpra…