Ukraina një hap afër krijimit të gjykatës kundër korrupsionit

01 mars 2018 | 15:57

Parlamenti ukrainas ka miratuar legjislacionin për krijimin e një gjykate kundër korrupsionit, të kërkuar nga grupet protestuese dhe mbështetësit jashtë shtetit.

Legjislacioni ka kaluar me mbështetjen e 282 deputetëve në leximin e parë.

Pak para votimit, kryeparlamentari, Andriy Parubiy, u ka bërë thirrje ligjvënësve të mbështesin ligjin e propozuar, duke thënë teksti i të njëjtit mund të ndryshohet para leximit të dytë dhe atij final.

Liderët e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë kërkuar reforma kundër korrupsionit në këtë shtet.

Vitin e kaluar Ukraina është renditur e 130-ta nga 180 shtete në listën e Transparency International lidhur me Indeksin për perceptim të korrupsionit.

Po ashtu FMN-ja, e ka cilësuar themelimin e një gjykatë të tillë si përcaktuese në zhvillimin e Ukrainës drejt arritjes së standardeve perëndimore dhe ka thënë se një gjë e tillë do t’i ndihmonte vendit në lirimin e kredive në të ardhmen.

Pas kërkesave të aleatëve Perëndimorë dhe protestuesve jashtë parlamentit në Kiev, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko pati premtuar në muajin tetor për krijimin e një legjislacioni, përmes së cilit do të krijohej një gjykatë deri në fund të vitit 2017.

Ai po ashtu ka thënë se ka ndarë të holla për krijimin e kësaj gjykate në planifikimin e buxhetit për këtë vit. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, me bashkëpunëtorë,…