Ukraina pezullon të gjitha fluturimet civile

24 shkurt 2022 | 11:29

Shërbimi shtetëror i trafikut ajror të Ukrainës ka njoftuar se ka mbyllur hapësirën ajrore të vendit pas sulmit që nisi Rusia.

Ai ka thënë se i ka pezulluar të gjitha fluturimet në orën 02:45 – me kohën e Kievit – “për shkak të rrezikut të lartë për sigurinë e aviacionit civil”.

“Ofrimi i shërbimeve të trafikut ajror për përdoruesit civilë të hapësirës ajrore të Ukrainës, është pezulluar”, është thënë në deklaratë.

Kompania ajrore irlandeze, “Ryanair”, ka thënë se i ka anuluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga Ukraina për së paku 14 ditët e ardhshme.

Më herët, edhe linja ajrore gjermane, “Lufthansa”, ka njoftuar se i ka anuluar të gjitha shërbimet e mbetura në Ukrainë.

Fluturimi i planifikuar për të enjten në mbrëmje nga Frankfurti në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, u anulua për arsye të sigurisë, tha një zëdhënës i kompanisë.

“Lufthansa” ka thënë se do të vazhdojë ta vlerësojë situatën në ditët në vijim.

Grupi “Lufthansa”, i cili përfshin gjithashtu linja ajrore si “Swiss”, “Brussels” dhe “Austrian Airlines” – pezulloi lidhjet me qytetet Odesa dhe Kiev në Ukrainë qysh në fillim të javës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampionët e botës në boksin profesionist e kanë postuar një…