Ukraina reagon për sulmin me 40 të vrarë dhe 100 të plagosur në Moskë: Putin po kryen të njëjtat krime ndaj qytetarëve rusë

22 mars 2024 | 20:58

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës teksa reagoi për sulmin me 40 të vrarë në Moskë, e cilësoi ngjarjen si një “provokim nga Putin”.

Në një koment të dhënë për mediat e huaja, zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ukrainase Andriy Yusov tha se sulmi mund të jetë organizuar nga vetë Putin.

“Tirani i Kremlinit e filloi karrierën e tij me këtë dhe dëshiron ta përfundojë atë me të njëjtat krime kundër qytetarëve të tij”– u shpreh ai.

Sulmi në sallën e koncerteve ku po performonte grupi i njohur i muzikës rrok në Rusi “Picnic”, shkaktoi 40 të vdekur dhe 100 të plagosur. Deri më tani dihet se agresorët kanë qenë 3 persona të maskuar të cilët kanë hapur zjarr ndaj të pranishmëve që po ndiqnin koncertin si dhe kanë hedhur edhe një granatë dore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka reaguar pas sulmit terrorist me…