Ukraina: Së shpejti do të eksportojmë 280 mijë ton ushqime në vendet më të varfra

08 shtator 2022 | 12:12

Rreth 280,000 ton produkte bujqësore do të eksportohen në të ardhmen e afërt nga portet e Ukrainës për Programin Botëror të Ushqimit (WFP) sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB, sipas një njoftimi të ministrisë së infrastrukturës së Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin tha ditën e djeshme se Rusia dhe bota në zhvillim janë “mashtruar” nga marrëveshja për eksportet bujqësore dhe dëshiron që marrëveshja të rishikohet, pasi eksportet ukrainase nuk po dërgohen sipas tij, në vendet më të varfra të botës siç ishte menduar fillimisht.

2.37 milion ton produkte ushqimore janë eksportuar tashmë nga Deti i Zi, sipas Kievit. Ukraina thotë, megjithatë, se rreth 2.37 milion ton produkte ushqimore janë eksportuar tashmë nga portet e saj të Detit të Zi, duke përfshirë 1.04 milion ton në vendet aziatike dhe 470,000 ton në shtetet afrikane.

“Falë partnerëve nga Kombet e Bashkuara, 190,000 tonë të tjerë drithë janë gati për eksport të mëtejshëm në shtetet e kontinentit afrikan”, tha ministria ukrainase në një deklaratë, e cila nuk dha detaje për 90,000 tonë të mbetur të produkteve ushqimore për tu eksportuar.

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës tha ditën e djeshme se Rusia nuk ka asnjë arsye për të rishikuar marrëveshjen historike që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e Detit të Zi dhe se kushtet e marrëveshjes së kohës së luftës po respektohen rreptësishtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 17 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni…