Ukraina shënjestron Moskën/ 142 dronë rrëzohen gjatë natës, dëme në disa zona të kryeqytetit rus

20 korrik 2025 | 14:12

Kryeqyteti rus u zgjua nga sulmet ukrainase me dronë në orët e para të së dielës.

Disa ndërtesa në Moskë dhe periferitë e saj u dëmtuan si pasojë e shpërthimeve.

Si rezultat i sulmit, të gjitha aeroportet e Moskës pezulluan përkohësisht operacionet

Banorët në qytetin periferik të Zelenograd raportuan se dëgjuan shpërthime. Në fshatin Golube, vendasit thanë se shpërthimet ishin aq të fuqishme sa muret dhe dritaret u drodhën në shtëpitë e tyre.

Në rajonin e Kalugës, banorët raportuan gjithashtu se kishin dëgjuar fluturime të zhurmshme të dronëve dhe pretenduan se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, pretendoi se mbrojtja ajrore ruse se rrëzoi të paktën 16 dronë që po shkonin drejt qytetit.

Më vonë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse rrëzuan 142 mjete ajrore pa pilot gjatë natës, përfshirë 27 mbi rajonin e Moskës.

Megjithatë siç ndodh zakonisht, autoritetet ruse nuk e publikuan shkallën e dëmit të shkaktuar.

Sulmet ukrainase vijnë pak kohë pasi në mediat ndërkombëtare u raportua se presidenti amerikan Donald Trump, kishte pyetur homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nëse mund të sulmonte Moskën. Diçka e tillë u mohua nga presidenti amerikan, megjithatë Perëndimi po lëviz me shpejtësi për të furnizuar Ukrainën me sisteme armatimi me rreze të gjatë, që mund të godasin edhe brenda Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar…