Ukraina synon të armatosë një milion luftëtarë

13 maj 2022 | 23:37

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se shpreson të armatosë një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitet për një “fazë të re, të gjatë të luftës”.

Oleksiy Reznikov shkroi një postim në Facebook se Ukraina do të planifikojë me përpikëri burimet dhe “do të shmangë gabimet në mënyrë që të fitojë luftën.

Sipas tij, tashmë Rusia kishte pësuar një “disfatë strategjike”.

“Rritja e presionit të sanksioneve kundër Rusisë dhe rritja e ndihmës së huaj për Ukrainën duhet të krijojë, brenda disa muajve, kushtet në të cilat Kremlini më në fund do të humbasë të gjitha shanset për të arritur ndonjë sukses. Më pas do të shfaqet një dritare e re mundësish për Ukrainën. Në këtë jashtëzakonisht periudhë e vështirë, na duhet unitet, kohezion, vullnet dhe durim”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin bëri thirrje për një…