Ukraina thotë se ka vrarë deri më tani 243 mijë ushtarë rusë

26 korrik 2023 | 12:01

Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se kanë vrarë më shumë se 243 mijë ushtarë rusë qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Ushtria e Ukrainës, sipas të dhënave, gjithashtu i ka shkaktuar dëme të mëdha materiale ushtrisë ruse.

Deri më tani, ata kanë shkatërruar 4,177 tanke ruse, 4,727 sisteme të artilerisë si dhe qindra aeroplanë dhe helikopterë.

Ukraina muaj më parë nisi edhe kundërofensivën e saj të shumëpritur për të flakur tutje rusët nga territoret e tyre.

Luftimet kryesisht po zhvillohen në lindje. Ditë më parë, një zyrtar amerikan tha se Ukraina ka çliruar 50 për qind të territorit që Rusia ka uzurpuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, me fillim nga ora 13.00, në Bibliotekën Kombëtare të…