Ukraina vendos sanksione të reja kundër Rusisë

15 maj 2019 | 17:42

Ukraina do të vendosë sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë, me të cilat ndalohet porosia e produkteve të caktuara nga ky shtet dhe vendosjen e doganës së veçantë, ka thënë kryeministri ukrainas, Vladimir Grosman.

“Ky është një kthim për embargon e shtrenjtë dhe dogana speciale për mallrat ruse”, ka thënë Grosmani, duke shtuar se kufizimet do të zbatohen për ato produkte që “prodhohen tërësisht në Ukrainë” ose mund të zëvendësohen me produkte alternative.

Ndalimi zbatohet për lloje të caktuara të produkteve industriale, plehrave minerale, produkteve bujqësore, mjeteve të transportit, pllakave dhe llojeve të tjera të mallrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia turke ka konfiskuar rreth 163 kilogramë heroinë në provincën…