Policia sekuestron 163 kilogramë heroinë në Turqi

15 maj 2019 | 17:33

Policia turke ka konfiskuar rreth 163 kilogramë heroinë në provincën lindore Van të Turqisë.

Heroina është zbuluar në kanaçe të vajit mineral nga njësia policore për luftë kundër narkotikëve, teksa kontrollonin një depo në rrethin Tusba, theksohet në njoftimin policor, raporton “Anadolu Agency”.

Më tutje është thënë se heroina ka qenë e paketuar në 602 kanaçe dhe gati për transport në vendet perëndimore. Dy persona janë arrestuar për trafik droge.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç çiftit zviceran, Loredana Zefi ka marrë një tjetër akuzë…