Ukrainasit pretendojnë se nga fillimi i luftës kanë vrarë 260 mijë ushtarë rusë

27 gusht 2023 | 16:55

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar raportin më të fundit, sa i përket humbjeve që i kanë shkaktuar forcave pushtuese ruse. Ukrainasit kanë njoftuar se nga fillimi i pushtimit rus në vendin e tyre, kanë arritur të vrasin 260.820 ushtarë rusë.

Këto shifra dallojnë shumë nga ato që i publikon Rusia, vend ky që nga fillimi i luftës ka hezituar të informojë opinionin lidhur me humbjet në luftën e Ukrainës.

Në luftën që ka hyrë në muajin e 18-të, sipas ukrainasve, ushtarët e Vladimir Putinit kanë pësuar humbje shumë të mëdha.

Më poshtë kanë publikuar edhe listën e plotë të makinerisë luftarake që i është shkatërruar Kremlinit në këtë luftë, për të cilin kishin menduar se do ta kryejnë për pak ditë, por që duket se nuk i kishin bërë mirë llogaritë.

4.396 tanke

8.554 mjete të blinduara

7.823 mjete tjera motorike ushtarake

5.403 sisteme artilerike

728 sisteme raketore

498 sisteme të mbrojtjes ajrore

315 aeroplanë

316 helikopterë

4.378 dronë

18 anije

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti i keq, siç ishte paralajmëruar prej ditësh, ka goditur…