Ulet ndjeshëm numri i viktimave me COVID-19 në Francë, rastet e reja ende të larta

05 qershor 2020 | 10:07

Ministria e Shëndetësisë në Francë bëri me dije një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 25 ditë pas lehtësimit të masave shtrënguese.

Sipas të dhënave më të fundit 767 persona të tjerë rezultuan të infektuar me Covid-19 në Francë duke e çuar totalin në 152,444.

Ministria konfirmon se lajmi i mirë vjen nga strukturat spitalore ku numri i personave të shtruar vijon të ulet nga dita në ditë. Aktualisht në të gjithë vendin 13, 101 pacientë janë duke marrë mjekim në spitale për koronavirus, 1,163 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Gjithashtu në ditën e fundit 44 persona humbën betejën me virusin vdekjeprurës, krahasuar me 81 dhe 107 viktima që ishin dy ditë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga shtete evropiane më të goditua nga koronavirusi është…