Ulja e pagave në sistemin e drejtësisë, Hoti: Vendimi i qeverisë është antiligjor

23 nëntor 2022 | 15:11

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Hoti në “Facebook” ka shkruar se në këtë kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vjet e pagat duhet të rriten jo të ulen.

Në këtë kontekst, Hoti ka thënë edhe se pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken dhe se vendimi i sotëm i qeverisë është joligjor.

“Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vjet, pagat duhet të rriten e jo të ulen. Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor. Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit për arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën luhen dy ndeshje interesante në kuadër të Superligës…