Ulutas: Takimi me ambasadorë dhe shefat e misioneve rikonfirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë

15 maj 2024 | 16:09

Misioni i KFOR-it i ka pritur të mërkurën në takim ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa ushtarak në KFOR për të ndarë pikëpamjet mbi përpjekjet e vazhdueshme drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë.

Diskutimi është fokusuar në një sërë temash, duke përfshirë, ndër të tjera, aktivitetet aktuale të KFOR-it, bashkëpunimin e tij me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar, perspektivat dhe sfidat për stabilitetin rajonal.

Komandant i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka thënë se takimi ishte produktiv.

“Takimi rikonfirmoi përkushtimin tonë të gjatë dhe kolektiv për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë Ulutas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) zyrtarisht shpalosi…