Umtiti, afër largimit nga Barcelona

15 korrik 2020 | 12:42

Samuel Umtiti është afër që të largohet nga Barcelona. Ai është transferuar nga Lyoni në vitin 2016, por nuk bën pjesë në planet e skuadrës për të ardhmen.

Interesim për francezin kanë shprehur klubet italiane si Lazio, Napoli, Roma dhe Torino. Interesim për 26-vjeçarin ka treguar që një kohë të gjatë edhe Arsenali.

Umtiti është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Francës me të cilën ka regjistruar 31 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon-Taubadel,…