Unë nuk jam e mençur. Jam e lirë

25 maj 2023 | 00:40

Shkruan: Kimete Berisha

Humoreskë: Veç për Avdullahun e kam seriozisht!

1. Më vardisej një mashkull i Tiranës. Shqipëria i ka meshkujt shumë të poshtër.
Në vetëmbrojtje e sipër, i thashë: Po, hamamin!
Tha: çka është hamami!
Çka di unë – more çka është hamami!
Nevojtore është!

2. Gjuha shqipe u degradua pas luftës nga RTK dhe nga ish drejtori i saj Zatriqi. Dhe pastaj nga Migjeni (të cilin e kam simpati).
Migjeni ka besuar në gegnishte, ama shqiptarët e Kosovës nuk e flasin as gegnishten.

Pas luftës ka qenē modë të luftosh standardin e gjuhës.
Deri para luftës kinematografia, muzika dhe letërsia e kanë ruajtur standardin e gjuhës.
Pas luftës, u çlirua edhe gjuha.

3. Nëse i dëgjon këngët e jugut, me vra ai Zot se ti nuk e di çka po thonë.

Pra, ndarja gjuhësore na ka ndihmuar të mbahemi ‘bashkë’!
Sa më pak jemi kuptuar, aq më pak kemi pasur arsye të armiqësohemi!!

4. Me rastin e dorëheqjes së Faton Bislimit nga LDK-ja, s’kish lënë një të zezë pa ia thënë kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut.

Por, në fund të letrës së dorëheqjes, i kish thënë Lumirit: ‘Përzemërsisht i juaji’! Qe, qysh të bën kultura të dukesh: budalla!

5. E dini atë bustin e atij protestuesit ulur në sheshin Nëna Terezë?!
Nanat e baballarët po e shfrytëzojnë si kaligja për fëmijët e tyre.

Po ia hypin fëmijët në qafë e pastaj nanat po bëjnë foto.
Njëri një ditë nuk u ngi pa ia dhezë një shuplakë bustit.
E një tjetër ia shfrytëzonte hundën për bori: ty tyt…
– O Zot, u knaq djali, thërriste mamaja.
– Po valla, pērgjigjej babai!

6. Ndjej obligim t’ju njoftoj se janë shtuar serbianët që po m’i bëjnë Like statuset. Vallë kam pushuar së qëni patriote?!

7. Kurrë nuk dite, Kimete: vjen PDK në pushtet – e shan; vjen LDK – e shan; vjen AAK – e shan, vjen VV – e shan.
Nuk përfitove asnjëherë.
Shikoje Lulëjetën sa e mËnÇur.

8. Unë nuk jam e mençur. Jam e lirë.
Liri do të thotë, të jesh …vetëm, të ndahesh nga njerēzit, të prishesh me ta.

Liri do të thotë: të mos kesh nevojë për asnjëri.
Kur ndahesh nga njerëzit – nuk ka çlirim më të madh.
Mezi s’pres t’ua gjej gabimet…e të ikë.

9. E pashë një zonjë (që ia paguan shteti veturën dhe shoferin dhe ia jep rrogën…pa punuar…).
Hyri në treg, shoferi e priste me veturë ndezur, derisa ajo blinte hudhra.

10. Gjithçka, gjithkund, ka degraduar. Festivali i Kanit më shumë i jep hapësirë Irina Shayk me bikini që dukej si shtrigë e uritur, se sa Harrison Ford-it që fliste për artin derisa i dridheshin duart.

– Arti në përgjithësi po e kërkon shpëtimin në seks, dhe nuk po e gjen.

11. Mendoj se unë, fillikat vetëm kam bërë opozitê më shumë se Lumir Abdixhiku me partinë e tij.
Por, besoj se Lumirit i duhet edhe një mandat për ta treguar veten.

12. Albin Kurti e di se është kryeministri i popullit më të varfër në Evropë.
Prandaj, i ka rá në mend ideja që t’i punësojë 120 asistentë të deputetëve.

Duke dashur të luftojë varfërinë në mënyrë falls, po krijon elita qesharake, tash secili deputet e ka një asistent për t’ia mirëmbajtur karikaturën.

– Nuk zhduket varfëria duke fabrikuar VIP-a.

13. Presidentja Osmani u ankua sot se Amerika dhe Evropa po e përkëdhelin Serbinë, anipse (tha) Serbia është me Rusinë.
– Politikë e thellë kjo.

14. Avdullah Hoti nuk bën për kryetar të LDK-së.
Si kryeministër inicoi i hartimin e Rregullores për mbylljen e gojëve të zyrtarëve që kritilojnë qeverinē dhe që e raportojnë korrupsionin (që jemi të obliguar me ligj ta raportojmë)

Albin Kurti (sikurse Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj) nuk e ka luftuar fjalën e lirë dhe kritikën për qeverinë e tij.
Edhe ‘paramilitarët’ e tij tashmë janë qetësuar.

Nëse i jep pushtet Avdullah Hotit, e sheh ti çka është stalinizmi.

P.S. Për secilin shkrim, them: hajt veç eshe ky, le të jetë i fundit…!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë sonte se pensionet…