Unë urata jote baba

01 korrik 2020 | 13:04

Kalimthi ndjeva aromën e dikurshme
një aromë parfumi që më kujtoi shumëçka,
ndjesia për ty më shpejtojë të rrahurat e zemrës që të mbante gjallë në mua.

Me një valëvitje flokësh të merrja, baba,
symbyllurazi shfletoj kujtimet e fundit,
doja të të riktheja prapë në zemren time.

Provova të ndalem dhe t’ia kthej kuptimin ringjalljes tënde, baba.

Bashkë me flladin e verës pa Ty
mendjehumbur, ecja e tretur dikah
me hijen tënde ledhatuesa mbetur kujtim i gdhendur në mua.

Ti më mungon, aroma jote prej babai
bashkë me perqafimin tënd duarhapur
ike pa e parë lotin tim faqeve të Valës.

Edhe pse në mua jeton përgjithmonë,
kërkoj zërin tënd të thërras emrin tim.

Ngushtuar jam të dëgjoj zërin tënd, baba,
zërin e ngushëllimit që s’bëzanë më…

Në ëndërr më thërret i shfaqur engjëllor.
Unë të pres tek kroi i etjeve për ty, baba,
tek burimi këngëve të zogjve vajtimtarë,
por ti nuk ktheve nga visoret parajsore.

Tani, fjalët tua flenë në mendjen time
skalitur janë me dashuri për ty, babai im.

01.07.2020
Valbona R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u shpallën kampion për herë të 30-të në Bundesliga,…