UNHCR-ja: 368 mijë refugjatë ukrainas largohen nga shtëpitë e tyre

27 shkurt 2022 | 13:47

Numri i refugjatëve ukrainas që janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve ruse ka arritur në 368 mijë, ka bërë me dije UNHCR-ja.

“Numrat e refugjatëve të Ukrainë sapo janë rifreskuar – këto bazohen në të dhënat e disponueshme nga autoritetet kombëtare. Totali aktual tani është 368,000 dhe vazhdon të rritet”, ka njoftuar UNHCR-ja të dielën, raporton “CNN”.

Turma të mëdha kanë kërkuar të ikin nga qytetet dhe qytezat në vend, me rrugët e bllokuara ndërsa njerëzit lëviznin drejt Polonisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka njoftuar se do të rrisë…