UNHCR-ja kërkon nga Kosova të krijojë kushte për kthimin e të zhvendosurve

26 qershor 2019 | 12:46

Ekipi i OKB-së i Kosovës, i bashkëkryesuar nga UNHCR-ja, IOM-i dhe UNDP-ja, kanë shënuar 20-vjetorin e Parimeve Udhëzuese për Zhvendosjen e Brendshme.

Ulrika Richartson, koordinatore për zhvillim në OKB, ka thënë se është obligim i të gjitha institucioneve që të punojnë më shumë që personave të zhvendosur t’u krijohen mundësi të dinjitetshme për t’u rikthyer në pronat e tyre.

“Shumë prej jush gjatë viteve të kaluar kemi parë shumë njerëz në lëvizje që po iknin për shkaqe të ndryshme, dhe kemi parë se sa janë rezultatet që institucionet nuk janë në gjendje t’i pranojnë, nëse ata vendosin që të kthehen, kemi parë imazhe të tmerrshme si në Evropë dhe përtej Atlantikut. Kemi obligim si organizata joqeveritare dhe po ashtu Qeveria që këta njerëz të jetojnë me dinjitet dhe prosperitet, për t’u siguruar që të drejtat e tyre të respektohen”, ka thënë ajo.

Richartsoni ka thënë se Kosova nuk e ka të panjohur situatën e zhvendosjes së njerëzve dhe se Kosova është vend transit ku njerëzit vijnë dhe shkojnë.

Ndërsa, Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër dhe ministër për Komunitete dhe Kthim, është shprehur i pakënaqur me procesin e kthimin të zhvendosurve serb nga Kosova. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Spanjës, David Silva ka konfirmuar largimin nga kampionët…