Unioni Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë ndihmon dy familje në Drenas

23 shkurt 2021 | 15:56

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Unionin Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë për solidaritetin dhe kontributin e tyre për t’i ndihmuar familjet në nevojë në këtë komunë.

Unioni Humanitar Shqiptar në Graz në vazhdën e ndihmës humanitare në Kosovë, së fundmi ka ndihmuar edhe dy familje nga Drenasi, përkatësisht familjen Uka nga Gradica me 500 euro dhe familjen Selmani nga Pokleku i Ri me 300 euro.

Komuna e Drenasit ka falënderuar vullnetmirët dhe shoqatën, të cilët po kontribuojnë që qytetarët të kenë mirëqenie sociale e ekonomike.

Ndërsa Unioni Humanitar Graz ka vlerësuar Drenasin për performancën e mirë dhe transparencën ndaj qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se…