Unioni i bizneseve i kryesuar nga Nazmi Viqa, vizitoi Konsulatën e Kosovës në Dyseldorf

18 korrik 2020 | 00:12

Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyseldorf e ka vizituar në një vizitë pune UNIONI i Bizneseve në Gjermani i kryesuar nga Kryetari z. Nazmi Viqa, i cili shoqërohej nga Nënkryetari respektivisht anëtarët e kryesisë: z. Gani Nuha, z.Vllaznim Kelmendi, z. Xhevdet Hajdari si dhe ish Ambasadori i Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu. Mirëseardhje Kryetarit dhe delegacionit të Unionit iu ka dëshiruan Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva i shoqëruar edhe nga Konsulli Kenan Islami.

Kryetari Viqa dhe delegacioni i bënë një vizitë objektit të Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf, ku u njoftuan për punën e Konsullatës dhe shërbimet të cilat ofrohen për shtetasit e Kosovës. Kryetari i Unionit z. Nazmi Viqa vlerësoj lartë hapësirën e objektit dhe lokacionin e Konsullatës së Përgjithshme, si objekt reprezentativ dhe funksional ashtu siç e meriton edhe Republika e Kosovës. Ai dhe  delegacioni potencuan se kanë dëgjuar vetëm fjalë të mira nga mërgata, shoqatat dhe punëtorët e tyre për shërbimet cilësore dhe profesionale që po ofrohen nga stafi i Konsullatës së Përgjithshme në Dyseldorf.

Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva falënderoj Kryetarin Viqa dhe delegacionin e Unionit të Bizneseve për vizitën dhe për angazhimin e tyre dhe ndihmën e ofruar, krahas asaj ekonomike edhe me testet COVID-19. Unioni i Bizneseve në Gjermani ka me qindra anëtarë të profileve të ndryshme, ndër ta edhe kompani të cilët kanë të punësuar me mijëra punëtorë.

Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e investimeve në Kosovë, disa nga afaristet e pranishëm tanimë vetëm se kanë Fabrikat e tyre në Kosovë, por që këto investime të rriten me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe perspektivën për të rinjtë në Kosovë. Konsulli i Përgjithshëm Kashtanjeva kishte edhe projekte konkrete për Unionin e Bizneseve, të cilat u mirëpriten dhe mbet të shqyrtohen nga anëtarët e Unionit.

Krahas projekteve ekonomike, teme të diskutimit ishin edhe integrimi dhe organizimi i diasporës, organizimi i qendrave kulturore, mësimit plotësues në gjuhen shqipe dhe gjithsesi edhe situata e krijuar politike në Kosovë, pas ngritjes së akuzave të padrejta ndaj themeluesve dhe prijësve të UÇK-së.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf, krahas aktiviteteve tjera do të vazhdoj të ketë në fokus diplomacinë ekonomike, ku pas normalizimin e situatës të krijuar nga Pandemia, do të jetë urë lidhëse dhe ndërmjetësues e takimeve mes afaristëve nga mërgata, kompanive ndërkombëtare të cilat veprojnë në NRW, me institucionet vendore, kryetarët e komunave dhe akterëve tjerë relevant ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leeds u ngjit zyrtarisht në Premier League ditën e sotme,…