Leeds rikthehet në Premier Ligë

17 korrik 2020 | 23:30

Leeds u ngjit zyrtarisht në Premier League ditën e sotme, sepse West Bromwich Albion humbi në transfertë kundër Huddersfield me rezultatin 2-1.

Ekipi i “të çmendurit” Marcelo Bielsa ka 87 pikë, 5 më shumë se WBA dhe 6 më shumë se Brentford.

Një arritje historike për Leeds që nuk luanin në elitën e futbollit anglez prej më shumë se 16 vitesh. Leeds ishte shumë afër dhe sezonin e kaluar, por nuk ia doli mbanë që të ngjitej duke u eliminuar në “Play off”.

Kalimi i Leeds në Premier League është një lajm i mirë dhe për spektaklin, pasi mes shumë emrave të njohur të trajningut do të ketë vend dhe për Bielsen.

Praktikisht, Premier League vitin tjetër do të ketë top trajnera të tillë si Guardiola, Klopp, Mourinho, Ancelotti dhe Bielsa, pa harruar dhe të rinjtë si Lampard, Arteta dhe “surprizën”  Nuno Santon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugët dytësore në Prishtinë sonte nuk ka pasur pothuajse…