Unioni i Bizneseve merr pjesë në përurimin e ndërtesës 11 katëshe në Siegen të Gjermanisë

20 qershor 2021 | 18:26

Se mërgata jonë është mirë e integruar dhe po tregon suksese në të gjitha fushat nuk ka më asnjë dilemë dhe argument për këtë është edhe përurimi i ndërtesës 11 katëshe, me 86 njësi banesore dhe 3 ordinanca në Siegen të Gjermanisë, pronë e z. Bajrush dhe z. Naser Dervishit nga komuna e Gjakoves dhe z. Kenan Demës nga komuna e Kaçanikut.

Në përurimin e këtij investimi  ishte i ftuar edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Dyseldorf z. Arjan Kashtanjeva, Kryetari i Unionit të Bizneseve z. Nazmi Viqa, i shoqëruar nga nënkryetari z. Zenun Krasniqi, drejtorit ekzekutiv z. Bekim Bytyçi edhe nga anëtarët e kryesisë: z. Vllaznim Kelmendi, z. Remo Rashica.

Konsulli i Përgjithshëm z. Arjan Kashtanjeva përgëzoi investitorët për investimin e guximshëm si dhe punëkryerësin, kompaninë “Fati” të udhëhequr nga z. Bali Baliu për punën e përfunduar me sukses. Konsulli Kashtanjeva  ndër të tjera theksoi se ky është shembull i bashkëpunimit të mirë mes të komunitetit shqiptar në Gjermani, ku i gjithë projekti është realizuar nga kompanitë të udhëhequra nga mërgata jonë dhe se kjo nuk është vetëm një ndërtesë, por një simbol i suksesit dhe bashkëpunimit të mirë mes shqiptarëve.

Kryetari i Uninonit të Bizneseve, z. Nazmi Viqa gjithashtu përgëzoi investitorët e këtij projekti, projekt i cili na bënë të ndihemi krenar të gjithëve, ku gjithashtu vuri në pah edhe rolin që ka luajtur dhe po luan Unioni i Bizneseve në Gjermani për krijimin e bashkëpunimit në mes të kompanive shqiptare.

Konsulli i Përgjithshëm z. Kashtanjeva dhe kryetari i Unionit të Bizneseve z. Viqa në këtë takim gjithashtu dikskutuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes kompanive shqiptare në Gjermani për realizimin e projekteve të tyre, këtu, por gjithashtu edhe bashkimin dhe  investimin e tyre në Kosovë, me qëllim të hapjes së vendeve të punës dhe krijimin e perspektivës për gjeneratat e reja. Një shembull i mirë në këtë drejtim është edhe investimi në Fabrikën për prodhimin e dyerve të sigurisë nga zjarret, që është duke bërë z. Baliu së bashku me partnerët e vet, ku do të hapen shumë vende të punës.

Suksese dhe pune të mbarë për të gjithë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gigi Hadid i ka uruar partnerit të saj, këngëtarit Zayn…