
Unitedi e fiton derbin ndaj Chelseat
17 shkurt 2020
| 23:07
Manchester United e ka mposhtur 2-0 Chelsean midis ‘Stamford Bridge’. Me ndihmën e VAR, Mnachester United ka arritur të marrë tri pikë në ‘Stamford Bridge’, duke e mposhtur 2-0 Chelsean.
Anthony Martial dhe kapiteni Harry Maguire shënuan për “Djajtë e Kuq”, për fitoren e pastër 2-0.
Vendasit dy herë shënuan gola, njëherë për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe njëherë tjetër për të ngushtuar epërsinë në 1-2, por në të dy rastet ndërhyri VAR-i dhe i anuloi golat.
Pas kësaj fitore të madhe në ‘Stamford Bridge’, United i është afruar në tri pikë objektivit të sezonit, që është zona Champions League. United tani gjendet në pozitën e 7 me 38 pikë, tri më pak se Chelsea në pozitën e katërt që mbetet në kuotën e 41 pikëve.