Milani fiton minimalisht ndaj Torinos

17 shkurt 2020 | 23:01

Milani ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Torinos në “San Siro”. Një ndeshje e vështirë në dukje, por nuk ka qenë ashtu për skuadrën vendase.

Ekipi i Piolit ka dominuar nga minuta e parë deri në të fundit dhe nëse Ibrahimoviq do të ishte treguar më i kujdesshëm do të ishin shënuar dhe gola të tjerë.

Takimi u vendos nga goli i Ante Rebiq. Lojtari i Milanit shënoi në minutën e 25′. Castillejo futi një pasim mjaft të mirë në qendër të zonës dhe lojtari me një goditje të fortë e pushoi në rrjetë për 1-0. Minutat në vazhdim folën për “Djallin” që kishte dhe mundësi të tjera. Ibrahimoviq gaboi në fillimin e pjesës së dytë një rast të pastës, ndërsa Castillejo i mbajti ison, pasi nuk arriti të çonte topin në rrjetë pas një aksioni model të vendasve.

Deri në fund të ndeshjes, Torino nuk vuri në vështirësi kundërshtarin duke vazhduar në ujëra të turbullta, ndërsa Milani merr 3 pikë që e afrojnë me Evropën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i LVV-së dhe anëtari i PSD-së, Visar Ymeri ka…