Ymeri publikon postimet e zyrtarëve të VV-së kur e quanin tradhtarë se kishte respektuar himnin

17 shkurt 2020 | 22:27

Ish-kryetari i LVV-së dhe anëtari i PSD-së, Visar Ymeri ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook postimet e zyrtarëve të VV-së Elvis Hoxhës dhe Boiken Abazit kur e quanin tradhtar vitin e kaluar se e kishte respektuar himnin e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Në postimin e tij, Ymeri shkruan se tash që Kurti sot respektoi himnin e Kosovës, a i ka tradhtuar edhe ai bindjet e veta, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Visar Ymerit:

Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës.

Tash kur e gjithë VV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhëtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhëtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?

Këtu jane dy mundësi:

  1. Boikeni dhe Elvisi po ashtu kanë ndryshuar qëndrimet (janë shitur);
  2. (Atëherë dhe tash) janë vetëm vegla që reagojnë me porosi, e jo sipas bindjeve.

Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për…

Gepostet von Visar Ymeri am Montag, 17. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili me…