
Unitedi kompleton transferimin e Matheus Cunhas
01 qershor 2025
| 16:27
Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e Matheus Cunhas.
Sulmuesi brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë në “Old Trafford” deri në vitin 2030.
Cunha i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe tashmë klubi ka publikuar njoftimin për transferimin e tij.
“Manchester United ka arritur marrëveshje me Wolverhampton Wanderers për transferimin e Matheus Cunhas,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Klubi anglez ka paguar klauzolën e lirimit të lojtarit, që kap vlerën e 73 milionë eurove.
Transferimi është ende në pritje të përfundimit të procedurave për vizën dhe regjistrimin zyrtar.
Cunha pritet t’i bashkohet ekipit në stërvitje sapo të zyrtarizohet gjithçka në mënyrë administrative.