Unitedi luan “tenis” ndaj Romës, Villareali mposhti Arsenalin

29 prill 2021 | 23:15

Manchester United hedh një hap drejt finales së Europa League.

Djajtë e Kuq morën një fitore spektakolare 6-2 ndaj Romës në “Old Trafford”, në një duel që do të dhuronte shumë emocione. Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit që kaluan në avantazh që në minutën e 9-të me Bruno Fernandes. Roma reagoi mjaft mirë duke barazuar që në minutën e 15-të me Lorenzo Pellegrinin, ndërkohë që në minutën e 34-t, Edin Dzeko do të kalonte verdhekuqtë në avantazh.

United u fut me një ritëm më të mirë në fraksionin e dytë duke përmbysur gjithçka në harkun e 20 minutave me dy gola të Edinson Cavanit.

Më pas do të ishte edhe radha e dy mesfushorëve, Bruno Fernandes dhe Pogba për të thelluar rezultatin për skuadrën angleze. Në fund Greenwood realizoi dhe golin e 6-të dhe të turpërimit.

Në ndeshjen tjetër Villareal fitoi 2-1 në sfidën e parë kundër Arsenalit. Trigueros dhe Raul Albiol shënuan dy gola për ekipin spanjoll, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Ceballos la “topçinjtë” me 10 lojtarë për një pjesë loje.

Gjithsesi Nicolas Pepe do të shkurtonte rezultatin duke i dhënë më shumë shpresa për sfidën e kthimit. Te vendasit Capue u ndëshkua me dy kartonë të verdhë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Penza ka mundur Bashkimin 63:77 (22:22, 20:23, 11:18, 10:14), në…