Unitedi mendon për Allegrin

09 janar 2020 | 18:08

Massimiliano Allegri që prej se është larguar nga Juventusi është pa skuadër. Ai ka bërë me dije se do që të bëjë një vit pushime dhe të nisë një projekt fitues.

“Daily Mail” raporton se emri i italianit është rikthyer si një opsion shumë i mundshëm për stolin e Manchester Unitedit. Ecuria e dobët e skuadrës legjendare angleze nën drejtimin e Solskjaer, bën që drejtuesit të kërkojnë për zëvendësuesin e tij.

Një ofertë nga një klub si Manchester Unitedi vështirë se do të refuzohej dhe nuk është e pamundur ta shohim Allegrin t’i drejtojë “djajtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se i ka…