Unitedi merr vendimin për Solskjaerin  

11 shkurt 2019 | 16:38

Ole Gunnar Solskjaer do të konfirmohet në stolin e Manchester United. 10 fitore në 11 ndeshjet e fundit që “Djajtë e Kuq” kanë arritur me norvegjezin në bankinë, kanë bindur bordin drejtues të kësaj skuadre për ta caktuar atë trajner me kohë të plotë.

Sipas medieve britanike, tashmë vendimi në klub është marrë, por zyrtarizimi pritet të bëhet në fund të sezonit. Manchester United prej kohësh ishte vënë në kërkim të pasuesit të Jose Mourinho, i cili u shkarkua nga drejtimi i skuadrës angleze në fund të vitit 2018. Por, mesa duket, kërkimet do të ndërpriten, pasi drejtuesit e Manchester United e gjetën atë dhe është pikërisht Solskjaer.

Njeri nga pronarët e Manchester United, Avram Glazer udhëtoi nga SHBA në Angli për të ndjekur ndeshjen mes “Djajve të Kuq” e Fulhamit, e fituar nga skuadra e Solskjaer 3-0, duke biseduar me trajnerin në përfundimin e saj.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Fahredin Gashit, Frontina, përmes një postimi në llogarinë…