Unitedi për Pogban kërkon para dhe De Ligtin

01 prill 2020 | 17:58

Mediet angleze raportojnë se Manchester United mund ta lërë mesfushorin Paul Pogba t’i bashkohet Juventusit, por vetëm për para plus mbrojtësin e talentuar, Matthijs de Ligt.

27-vjeçari francez ka deklaruar hapur se ndoshta ka ardhur momenti të provojë një sfidë të re, ndërkohë holandezi De Ligt nuk ka mundur të gjejë formën e tij më të mirë në Torino.

Pikërisht nga këto dy arsye nisen dhe mediat angleze të cilat shprehen se një marrëveshje midis dy klubeve është e mundur në verë, në rast se “Zonja e Vjetër” është e gatshme të heqë dorë nga mbrojtësi që u ble verën e kaluar dhe të ofrojë një shumë parash, për të mbushur diferencën e vlerës monetare midis dy lojtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani ia ka kujtuar kryeministrit në…