Unitedi pëson humbje nga Newcastel

02 dhjetor 2023 | 23:17

Newcastle United e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 14-të në Premier League.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Anthony Gordon, në minutën e 55’, pas një asistimi nga Kieran Trippier.

Kështu Djajtë e Kuq u njoftuan me humbjen e parë pas tri fitoreve rresht.

Newcastle pas fitores kalon në vendin e pestë me 26 pikë të grumbulluara, teksa Unitedi në pozitën e shtatë me 24 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gjashtë fitoreve radhazi, Vëllaznimi ka pësuar humbje, duke u…