Unitedi rikthehen interesimin për Perisiçin

17 dhjetor 2020 | 15:37

Manchester Unitedi është duke konsideruar mundësinë që të provojë transferimin e sulmuesit të Interit, Ivan Perisiq.

Sipas “Corriere dello Sport”, “Djajtë e Kuq” e duan kroatin, që edicionin e kaluar i ndihmoi Bayernit të fitojnë tripletën. Perisiç nuk ka arritur që të bind Conten këtë edicion dhe shihet si një ndër lojtarët që mund të shitet gjatë janarit.

Unitedi edhe më herët ka pasur interesimin për lojtarin, saktësisht në vitin 2017, kur në krye ishte Jose Mourinho. Interi është i hapur për shitjen e Perisiç, meqenëse me shitjen e tij, do kishte financa të mjaftueshme që të sjellë në “San Siro” yllin e Chelseas, Emerson Palmieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë e ka përshkruar vitin…