Unitedi rikthehet në krye të Premier Ligës

20 janar 2021 | 23:14

Manchester Unitedi është kthyer në pozitën e parë të tabelës në Premier League pasi ka mposhtur Fulhamin 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të.

“Djajtë e Kuq” fituan me përmbysje. Ademola Lookman shënoi për Fulhamin pas pesë minutash lojë, por Unitedi u kthye me Edinson Cavanin dhe Paul Pogban.

Në tabelë, Unitedi prin me 40 pikë pas 19 ndeshjeve. Pas tij janë Manchester City dhe Leicesteri me nga 38 pikë, por City ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi është fituese e Superkupës së Italisë. Skuadra e Andrea…