
“Uniteti” bënë pastrimin e hapësirave rreth objektit të komunës
22 prill 2021
| 14:59
Me kërkesë të Drejtorisë së Administratës, kompania regjionale e mbeturinave “Uniteti”, gjatë ditës së sotme ka bërë pastrimin e hapësirave gjelbëruese para objektit të komunës si dhe është bërë largimi i mbeturinave prapa objektit të administratës komunale.
Me këtë rast, drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani, ka shtuar se me rastin e ditës së tokës është ndërmarrë ky aksion i cili ka për qëllim që pastërtia pranë objektit të administratës komunale të jetë në nivel.
Ajo më tutje ka bërë thirrje tek qytetarët dhe opinioni i gjerë që të ngritët përgjegjësia dhe vetëdijesimi në ruajtje të ambientit sepse janë faktorë esencial të jetës dhe shëndetit tonë.