SINDIKATAT DHE ROLI I TYRE NË DEMOKRATIZIMIN E SHTETIT
Dr. SC. Salihe Salihu
Sindikatat janë organizim vullnetar të cilat kanë ndryshuar botën dhe kushtet për punë që nga veprimtaria e tyre nismëtare dhe në veçanti pas themelimit të tyre si organizatë në nivel ndërkombëtar, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP). Ishte pikërisht angazhimi sindikal që afektoj kudo dhe sot bota në vendet demokratike posedon vlera më humane, ku të gjithë janë të barabartë në shoqëri.
Në veçanti, ONP gjatë evoluimit nga fundi i shekullit XX dhe tani në çerekun e shekullit XXI-të ka arritur të shtroj edhe standarde më të avancuara ( siç është për shembull orari fleksibil, mundësi për mbulim shpenzimeve për shëndetin, mundësi për të siguruar kushte fitnesi në vend të punës, mundësi për të punuar në distancë, pushim mjekësor të paguar me kohë zgjatje sipas udhëzimit të mjekut, etj.,) për të siguruar të drejtat në punësim dhe në trajtimin e punëtorëve. Të drejta për mirëqenie të punëtorëve dhe për respektim të dinjitetit të tyre janë ligjore dhe janë të integruar në rregullore të brendshme në vendet demokratike.
Meqenëse ekzistimi i ligjeve garantojnë të drejta e punëtorëve në vendet demokratike atëherë pesha e barrës zakonisht ka qenë dhe është mbi formën e interpretimit dhe implementimit të tyre.
Pikërisht, në interpretim dhe implementim të ligjeve duhet të jetë fokusi. Në veçanti, Sindikatat duhet të angazhohen në këto dy aspekte dhe të shtrojnë prioritet të lartë në zbatim të drejtave të punëtorëve. Roli i sindikatave nuk është që të qëndroj si kukull e pushteti por roli i tyre është që të angazhohet dhe të qëndroj në mbështetje të parimeve të demokracisë dhe që ta avancoj demokracinë në çdo institucion, dhe kudo të veprojnë aktivisht.
Asnjë pushtet apo çfarëdo pozicioni vendimmarrës që ndonjëri posedon nuk ka të drejtë të përdorë në asnjë formë shantazhe apo kërcënime. Gjithashtu, privilegjet selektive në çfarëdo pozite nuk guxojnë dhe nuk duhet ti lejoj as pushteti por as sindikata sepse janë të dëmshme për sy palët. Pushteti dhe Sindikata ndonëse janë taborë të ndara megjithëkëtë kanë obligim që të bashkëpunojnë dhe të shohin mundësitë dhe perspektivat për të garantuar një të ardhme më të mirë se sa dje dhe më të mire se sa sot.
Kështu që, përmes aktivizimit sindikal përfitojnë të gjithë, edhe ata që sot janë në pushtet edhe ata që nesër mund të vine në pushtet. Për këtë qëllim dhe me këtë synim duhet që pushteti të bashkëpunoj ngushtë me sindikalistë dhe të mos lejoj që të keqpërdoret asnjë lloj pushteti në asnjë instancë.
Sindikatat janë gjithashtu të gatshme për ti ndihmuar edhe pushteti që të mos bëjë shkelje, me dashje apo pa-dashje dhe bashkërisht të përmirësojnë jetesën e punëtorëve dhe ta ngritë standardin e jetesë së punëtorëve. Natyrisht, që edhe punëtorët në mënyrë të përgjegjshme punojnë me profesionalizëm e japin llogaridhënie. Këto përgjegjësi duhet ti posedoj çdo punëtorë dhe në rast të kundërt nuk mund të ekzistoj asnjë justifikim.
Pushtetarët, pavarësisht politikave demokratike që mund ti ndjek në vend duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme që të mos tolerojë devijime, shtrembërime apo forma të tjera abuzimi gjatë interpretimeve dhe implementimit të tyre . Për këto arsye, pushteti e sindikata nuk duhet të kuptohen si armiq po duhet të shtrihet një bashkëpunim i ndërsjellët mes tyre sepse pushteti dhe sindikatat duhet të ecin krah me krah me njëra-tjetrën e jo të minimizohet aktiviteti dhe angazhimi solidar i Sindikatave.
Për të arritur që vërtetë roli I sindikalistëve të jetë në përputhje me vlerat demokratike atëherë pushtetarët që kanë pushtetin duhet që t’ju japin më shumë hapësirë sindikalistëve që ti thërrasin në takime e të debatojnë si dhe të konsultohen për çdo vendimmarrje që i prek interesave të punëtorëve.
Para çdo pakënaqësi dhe para çdo mosmarrëveshje kur ekziston vullneti i mirë atëherë gjenden metodat dhe mënyra që të tejkalohen vështirësitë dhe me fakte të dëshmojnë që vendimet që merren janë puro të drejta dhe pa asnjë shkelje ligjore. Çdo konsultë dhe debat për vendimmarrje që merret është e dobishme që të shtrohet para punëtorëve sepse vetëm atëherë mund të konsiderojmë se vendimmarrja është transparente dhe mund të jetë e efektshme e efikase dhe që korrespondon me frymën demokratike.
Natyrisht, që mund të dalin një sërë arsyesh që akoma nuk ka arritur zhvillimi në atë nivel dhe kërkohet kohë por secili individ pavarësisht që ku vepron ti shtroj vetës obligim moral e etik që të mos lejoj apo pranoj asnjë formë që shkel parimet demokratike.



