
Uniteti duhet të paguajë 170 milionë euro për Osimhenin
24 mars 2023
| 12:46
Manchester Unitedi duhet t’i paguajë 170 milionë euro për Victor Osimhenin e Napolit, sipas “Fichajes”.
Nigeriani ka impresionuar me paraqitjet e tij për napolitanët me të cilët po korr suksese të mëdha në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve. Ai ka arritur t’i realizojë 25 gola në 29 paraqitje deri më tash për liderin italian.
Ndërkaq, teksa napolitanët e kanë blerë 70 milionë euro, tani duan që të dalin 100 milionë euro fitim.
https://youtu.be/3IUPlyw1JaQ