Universiteti i Birminghamit shkruan për të arriturat e Besnik Tahirit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se Universiteti i Birminghamit, ku ka përfunduar studimet, ka shkruar për të arriturat e tij.
Me këtë rast, Tahiri ka thënë se suksesi nuk do të ishte i mundur pa këtë universitet, raporton “Epoka e re”.
“Jam i nderuar të njoftohem se Universiteti i Birminghamit, të cilit i kam shumë borxh për formësimin tim akademik e profesional, shkruan për arritjet të mia në qeverisje dhe angazhimet e shumta përgjatë viteve. Suksesi im personal dhe profesional, nuk do të ishte i mundur pa rrugëtimin tim në Shkollën për Qeverinë në Departamentin Ndërkombëtar të Universitetit të Birmingemit. Faleminderit për vlerësim”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157162843846611&set=a.10150531261316611&type=3&theater



