Universiteti i Prishtinës nënshkruan Magna Charta Universitatum 2020 në King’s College London në Londër

19 nëntor 2025 | 11:59

Universiteti i Prishtinës ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj vlerave themelore të arsimit të lartë përmes nënshkrimit të Magna Charta Universitatum 2020 (MCU2020).

Karta u nënshkrua nga Rektori, prof. Arben Hajrullahu, gjatë eventit dhe konferencës së organizuar me rastin e përvjetorit të Magna Charta Observatory, të mbajtur më 11-13 nëntor në King’s College London.

Në këtë konferencë, UP-ja u përfaqësua edhe nga Prorektorja për Ndërkombëtarizim dhe Shkëmbim Akademik, prof. Rozafa Basha.

UP e kishte miratuar për herë të parë Magna Charta-n e vitit 1988 në vitin 2003 dhe kishte nënshkruar versionin MCU2020 në mënyrë virtuale në vitin 2021.

Nënshkrimi i tanishëm përbën një dëshmi të re të përkushtimit të Universitetit të Prishtinës ndaj lirisë akademike, autonomisë dhe shërbimit ndaj shoqërisë.

UP shprehet krenar që është në mesin e universiteteve botërore që i qëndrojnë besnike këtyre parimeve të përbashkëta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…