Universiteti ‘Kadri Zeka’ hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj

05 korrik 2019 | 15:04

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve bacelor, për vitin akademik 2019/2020.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2018/2019, do të regjistrojë 925 studentë të rregullt në studime bachelor.

Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 për qind studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë.

Po ashtu, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, Shqipëria dhe Maqedonia 2 për qind e kandidatëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Kurse 1 për qind e kandidatëve nga Mali i Zi.

Po ashtu, në bazë të kuotave, mund të pranohen edhe 2 për qind e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 05.07.2019 deri më 15.07.2019 nga ora 9.00 deri në orën 16.00

Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, si dhe në uebfaqet e universitetit.
Provimi pranues do të mbahet më 18.07.2019.

Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit më datë 17.07.2019

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.07.2019 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, pas vdekjes,…