​Universiteti i Gjilanit hap konkurs për afatin e dytë për studentët e rinj

16 tetor 2020 | 11:50

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë plotësues të konkursit për vitin akademik 2020/2021, do të regjistrojë 277 studentë të rregullt në studime bachelor, raporton “Epoka e re”.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 16.10.2020 deri më 23.10.2020 nga ora 9:000 deri në orën 16:00 në shërbimet për studentë të fakulteteve përkatëse (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).

Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, si dhe në uebfaqet e universitetit.

Provimi pranues do të mbahet të martën më datë 27.10.2020 për Fakultetin Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative. Kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet të mërkurën më datë 28.10.2020.

Koha e saktë e mbajtjes së provimit, lista e kandidatëve dhe numri i sallave do të publikohen në uebfaqe të Universitetit të hënën më 26.10.2020.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka…