Universiteti më i madh publik amerikan ASU vjen në Kosovë, partner i Kolegjit Universum

30 mars 2023 | 14:42

Kolegji Ndërkombëtar Universum (UNI) dhe Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU) kanë zyrtarizuar partneritetin strategjik mes tyre në një event që u mbajt në Prishtinë.

Ky bashkëpunim bën të mundur që studentët të marrin edukim të klasit botëror në Kosovë, fuqizuar nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në ShBA me mbi 150,000 studentë.

Sipas US News & World Report, aktualisht Arizona State University (ASU) renditet si universiteti numër një më inovativ në ShBA për tetë vite radhazi (2016 -2023).

Ndërsa UNI zgjeron reputacionin e tij si institucioni më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, ky partneritet i ri do të ndihmojë në hapjen e mundësive të reja duke kultivuar më tej programet dhe praktikat ekzistuese dhe do t’u mundësojë studentëve të marrin një arsim të klasit botëror në Kosovë, me një çmim të përballueshëm.

Ndryshe nga çdo iniciativë tjetër e arsimit të lartë, ky partneritet strategjik e transformon UNI-në në një lider rajonal me aftësi të jashtëzakonshme operacionale dhe digjitale, dhe fuqizon të gjithë studentët dhe stafin e UNI-t përmes ofrimit të qasjes në arsimin e klasit botëror në Kosovë.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit me universitet amerikane, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se përmes lansimit të partneriteti strategjik me Universitetin Shtetëror të Arizonës, raportet tona do të thellohen gjithnjë e më shumë.

Partneriteti i ri bashkëpunues i UNI-t me ASU-në do të sigurojë që studentët dhe mësimi të mbeten në qendër të fokusit të universitetit, duke hapur dyer të reja për studentët që të kenë qasje në ato që ofron kurrikula e ASU-së, mundësitë kërkimore-shkencore, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim dhe mësim të ndërsjellë për profesorët dhe stafin e UNI. Përveç ofrimit të programeve me diploma të dyfishta për studentët, gjithashtu do të krijohet një lidhje më e gjerë me industrinë dhe ndërmarrësinë globale.

“Cilësia, inovacioni, ndërkombëtarizimi dhe përvoja studentore janë vetëm disa nga shtyllat që kanë definuar institucionin tonë për gati njëzet vjet, duke formësuar mënyrën se si ne mendojmë t’iu shërbejmë sa më mirë studentëve tanë sot dhe dekadave në vijim”, ka thënë Alejtin Berisha, president i UNI – Kolegji Ndërkombëtar Universum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e djeshme ishte e veçantë për Neymarin. Braziliani fillimisht…