UP-ja ndan mbi 1 000 bursa për studentët

24 shkurt 2020 | 15:08

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të ndajë 1 052 bursa për studentët për vitin akademik 2019-2020.

Sipas një njoftimi për media të UP-së, Këshilli Drejtues i Universitetit ka aprovuar më 20 shkurt raportin e Komisionit për Ndarje të Bursave Universitare për Studentët e UP-së për vitin akademik 2019-2020.

Secili nga studentët do të përfitojë nga Universiteti 650 euro. Më së shumti bursa do të ndahen për studentët e Fakultetit Juridik (193).

Me mbi 100 bursa janë edhe studentët e Fakultetit të Arteve (137), Mjekësisë (125) dhe Ekonomik (114).

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, ministri…