
Ura e Kardhiqit dhe urat e Pordhiqit!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Kush do të mbesë pa punë: Albin Kurthi, deputet i zgjedhur dhe KM cub, me një aktivitet në Prishtinë paska thënë se kryetari i Prishtinës, në vjeshtë duhet të kërkojë punë shkaku se i emëruari i tij, HAJNrullah Çeku nga Prizreni do ta zë vendin e Përrpës. Nëse i rikthehemi kujtesës, edhe para këtij mandati, kandidati i Kurthit, ndryshe i njohur si hajn i sofistikuar, përqeshte të folurit e kundërshtarit thuaja se ishte djalë i vetëm i Eqrem Qabejt e jo një zhgëndël nga një fshat afër Prishtinës që as personalisht e as familjarisht kurrë dhe asgjë nuk ka bërë për shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë në kohë që ADN-ja politike dhe kombëtare ishte krah dhe me Serbinë. Dihet si shkuan zgjedhjet dhe si kaloi “gjirokastriti” i LV-së, me trup në Prishtinë dhe me mendje dhe shpirt në Serbi. Zgjedhjet janë afër, të gjithë kanë të drejtë të shpresojnë, madje edhe HAJNrullahu mirëpo diçka është e sigurt; nëse Përrpa nuk rizgjidhet edhe për një mandat, nuk mbetet pa punë sepse e ka zanatin që kurrë nuk e lë pa punë. Ka jetuar edhe pa qenë kryetar i Prishtinës. Po çka do të bëjnë HAJNrullahu dhe Kurthi kur do të mbeten pa punë kur asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë punuar asgjë?! Mbase do të jetojnë nga tenderët apo nga parajsa fiskale ku e kanë paguar “kontributin për sigurim pensional”. Jam i bindur se gjërat nuk do të rrjedhin sipas ciklit të Dejona Mihalit, krahut grek në LV dhe Albin Kurthit, grofit Minhauzen. Kurthi, me këtë deklaratën vetëm sa i ka bërë shërbim (falas), Përparim Ramës – Përrpës, me origjinë nga Podujeva, i lindur në Prishtinë e që jeton në Londër. Është normale që pas zgjedhjeve dikush të mbesë pa punë mirëpo mendja ma thotë se për kryetar të Prishtinës fjalën kryesore do ta kenë Përparim Rama dhe Uran Ismajli. HAJNrullah Çeku do të gjejë punë në Dubravë apo Dyz, ka shumë programe ku mund të kontribuojë. Votuesi normal nuk e duron arrogancën, rrahagjoksjen, shpërfilljen, injorancën, mungesën e moralit dhe hajninë. Votuesit trushpërlarët këto i konsiderojnë si vlera mirëpo, megjithatë, epour si muove, toka rrokulliset, bashkë me proceset.
Ura e Kardhiqit: Kjo urë është në qarkun e Gjirokastrës dhe u bë e njohur falë fshatit Kardhiq që e pësoi nga Ali Pashë Tepelena ashtu si e pësoi Roma nga Neroni. Kur cubi Ali Pashë Tepelena u bë sundues i vilajetit të Janinës, si shenjë hakmarrjeje vrau mbi 705 burra të këtij fshati prej gjithsej 1700 banorë ndërsa gratë dhe fëmijët i shiti si skllevër. Shkaku i krimit ndaj fshatit dhe banorëve ishte fakti se në këtë fshat ishin dhunuar nëna dhe motra e Ali Pashë Tepelenës. Krim nderi, do të cilësohej nga Kanuni, tradicionalistët dhe moralistët. Rasti i dytë ishte kur pabesisht nga komunistët, si mund të jenë komunistët përveç se të pabesë, ishte rrëmbyer Ali Pasha, një patriot nacionalist shqiptar. Dhe, e treta historia e Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës e glorifikin një betejë midis partizanëve dhe gjermanëve pikërisht te Ura e Kardhiqit sikur të ishte invadimi i aleatëve në Normandi. Aq për Urën e Kardhiqit.
Urat e Pordhiqit: Ura mbi lumin Ibër u shndërrua në kufi midis Kosovës së çliruar dhe veriut të kontrolluar nga Serbia. Urën e bënë të pakalueshme dhe e bllokuan francezët në Konferencën e Rambujesë prandaj, përveç pengesave fizike vendosen edhe xhandarmerinë franceze. Kjo xhandarmëri përveç rolit bllokues, luajtën rolin mbështetës për Rojat e Urës, sidomos në shkurt të vitit 2000 kur u vranë 11 shqiptarë dhe dhunshëm u shpërngulën afërsisht 13,000 shqiptarë. LV-ja dhe Albin Kurthi për bllokimin e Urës mbi lumin Ibër fajësonin udhëheqësit e UÇK-së dhe premtonin se po sa të vinin në pushtet do ta hapnin këtë urë. Për turp dhe fatkeqësi të Kosovës për dy mandate në Mitrovicë ishte një analfabet dhe injorant, nga majat e LV-së, Agim Bahtiri. Ky farë matrapazi nuk linte asnjë dyshim se Ura do të hapej, madje caktonte data dhe afate. Natyrisht se Ura nuk u hap, as gjatë mandatit të akademik Bahtirit e as gjatë mandatit të Bedri Hamzës. Edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Eden Atiq, me 2 për qind të votave, dikur proserb tash patriot i LV-së, zotohej se Ura do të hapej. Deri sot nuk u hapë, kanë mbetur më pak se katër muaj deri te zgjedhjet lokale pas së cilave gospodin Atiq mund të jetë, më e shumta asamblist komunal që ia pamundëson përfundimin e misionit të sajuar për përdorime politike siç është hapja e Urës. Dezertorët e luftës së UÇK-së, Sfeqla dhe Durmishi shumë herë kanë sfilatuar mbi urë, me këmbë dhe kamionë për ta matur qëndrueshmërinë e Urës, si provë për ta hapur urën mirëpo kur janë kundërshtuar nga zotët e vërtetë të Urës – ndërkombëtarët, më e shumta që kanë bërë është se janë përshurrur nën urë, dikush thotë nga frika e unë e them nga tensioni i lartë. Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, përsëri u aktualizua hapja e Urës nga autoparlantët e shqyer të Kurthit. Qershizën mbi m….e vendosi vet Kurthi kur doli me projekt për ndërtimin e dy urave të reja thuaja ngjitur me të vjetrën të cilën nuk po ka bythë ta hapë, prandaj po i duhen dy të reja. I ndau, si KM cub 3 milionë euro dhe bashkë me dezertorët e luftës përuruan gurin themeltar. Dikush po thotë se këtë po e bënë shkaku i zgjedhjeve lokale, unë fuqishëm e kundërshtoj për faktin se LV-ja e ka një kandidat që nuk ka nevojë për Ura kur i ka subvencionet. E subvencione ka sa të duash për parti, shokë, miq, jarana, dajallarë e axhallarë anipse nuk kanë lidhje as me Naim Frashërin e as me Bagëti dhe Bujqësi por thjeshtë me parti, Partia e Mos – Punës dhe Antikombëtare “Vetëvendosje”. Albin Kurthi nuk ka bythë as me e hapë urën ekzistuese e jo me i hapë tri Ura bashkë. Kurrë, deri më sot nuk ka ngjarë që në Gjoks të Pulës të rrahë Zemra e Luanit! Pastaj, nuk duhet të jeni aspak i mençur e ta kuptoni se ai që nuk të lejon të hapësh urën kryesore do t’ju lejojë të hapni tre Ura përnjëherë. LV-ja nuk ka nevojë të ndërtojë Ura për vota kur e ka kandidatin me duar të pastra, sikur t’i ketë nxjerrë nga kanalizimi septik. Për këtë garanton edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, ku doni garant më të fuqishëm! Hajgarexhi i madh është Kurthi, i pasionuar pas perversitetit dhe narcizoid, me pasqyrë të thyer morale.
Zdravo Mimoza kërcënon: Mimoza Kusari, kjo mercenare e riciklueshme për të gjitha qeveritë dhe regjimet e që nuk i mungon mençuria dhe shkathtësia ka bërë një paralajmërim kërcënues dhe shantazhues ndaj të gjithë atyre që e cenojnë integritetin njerëzor, kombëtar, politik, profesional dhe pse jo, edhe moral të kësaj valltareje të Moamer el Gadafit, tani në kazanët e Ferrit, duke e fajësuar padrejtësisht se paska biseduar me telefon me zemlakun Radoiçiq. Jam befasuar se si nuk ka reaguar më herët sepse nuk ka asgjë më keq për mediokrët, dyfytyrëshit dhe azilantët nga skrupuj moralë se kur t’ua thonë atë që vërtetë e keni, kur t’ju portretizojnë ashtu si jeni në të vërtetë. Vetëm nuk e kam të qartë adresën e padisë të mercenares Kusari kundër atyre që e flasin të vërtetën, në osnovni sud
(Gjykatën themelore) në Beograd apo në Gjykatën Kushtetuese të Vorio Epirit te Dejona Mihali. Sa e paskrupulltë!
Sadisti Kurthi: Albin Kurthi nuk ka shokë, nuk ka miq, nuk ka bashkëpunëtorë, nuk e do askënd të jetë i barabartë me të, ai i pranon vetëm ata që i nënshtrohen dhe i nënshtron pa kusht, ata që i fyen dhe që iu shkakton dhimbje, ata që pranojnë të heqin dorë nga dinjiteti, thjeshtë ata që njerëzoren e kanë vetëm arkitekturë anatomike. Është hakmarrës i papërmirësueshëm dhe shkelës i çdo premtimi dhe çdo besimi. Është më me shumë fytyra se vet dr. Xhekilli. Me Hashim Thaçin kurrë nuk ka pasur luftë për shkaqe kombëtare, shtetërore apo politike. Konflikti ishte për motive personale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këtë e di edhe Hashimi, edhe Albini sikur edhe ne të tjerët e që nuk flasim sepse nuk kemi dashur të ngatërrohemi në çështje personale. Sa nuk kishte dhëmbë për kafshim, Albin Kurthi i lëshonte zagarët personalë kundër Hashimit dhe kundër UÇK-së. Kur u bë me dhëmbë (pushtet) filloi të kafshojë, jo vetëm Hashimin por edhe Bacë Adem Demaçin dhe çdonjërin që nuk ishte me të, pas tij dhe i shkelur nga këmba e tij. Është fshehtësi publike se Albin Kurthi, eksponentë të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, eksponentë të Prostitucionit Diplomatik, eksponentë të shoqërisë civile që dajë e kishin Arkanin dhe që kishin vjedhur paratë e Bacë Adem Demaçi, palodhshëm kanë punuar që Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe çlirimtarët tjerë të dërgohen në Hagë. Kanë pamundësuar mbrojtjen e tyre duke mos lejuar fonde të mjaftueshme, kanë refuzuar të garantojnë kushte për zëvendësimin e masës së arrestit, kanë kërkuar të mos lirohen shkaku se mund ta destabilizojnë situatën (pushtetin e kapur në shtetin super të kapur). Nuk i kanë vizituar asnjëherë. Deklaratat e zagarëve të tyre janë përdorur nga prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Tash, kur më 12 korrik Gjykata Raciste Speciale merr një vendim për kërkesën e avokatëve për hedhje të aktakuzës, KM cub Albin Kurthi bëhet amici curie (mik i gjykatës Raciste Speciale) kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit duke ua ngulur thikën në shpinë me thellë dhe më brutalisht se vet Prokuroria dhe vet Gjykata. Çfarë Esat Pashë Toptani, çfarë Rrahman Morine, Ali Shukriu apo Kolë Shirokë. Ky është fundi i poshtërsisë, fundi i mjerimit njerëzor kombëtar, politik dhe moral që kanë mundur ta prekin të tjerët por në asnjë mënyrë Albin Kurthi që vetdeklarohej si Hasan Prishtina apo trashëgimtar politik e kombëtar i Bacë Adem Demaçi. Pikërisht fundin e këtij pusi të mjerimit dhe turpit e preku Albin Kurthi dhe nuk do të dalë asnjëherë nga aty. Lavdia u takon atyre që e merituan lavdinë, turpi iu takon atyre që e meritojnë turpin. Albin Kurthi nuk është në mesin e atyre që e meriton lavdinë. Lavdinë e meritojnë ata që u angazhuan dhe u flijuan për liri, çdo ushtar i UÇK-së, çdo dëshmor i kombit, që e shkruan historinë më të re duke e lexuar, kuptuar drejt historinë që e shkruan paraardhësit tanë në të gjitha trojet ku kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët. Thonë se vakti e ha kashtën sikur që Kurthi po e ha gjakun, mundin, djersën dhe sakrificën e të tjerëve falë të cilëve e ka pushtetin që po e përdorë si armë kundër atyre që krijuan kushte për të ardhur në pushtet. Tiranisë dhe ligësisë së Albin Kurthit po i vije fundi. Njerëzit e këqij kurrë nuk mund të kenë fund të mirë!