Uran Ismaili harton ligjin për rregullimin dhe uljen e çmimit të barnave, ia dorëzon Vitisë

11 qershor 2021 | 10:58

Në fillim të seancës së sotme parlamentare, deputeti i PDK-së, ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i ka dorëzuar ministrit Arben Vitia ligjin për rregullimin e çmimit të barnave.

Në vitin 2019, Ismaili kishte nënshkruar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe uljen e çmimeve të barnave, me qëllim që ndalej korrupsioni në blerjen e barnave.

Ismaili ka thënë se me largimin e tij nga Ministria e Shëndetësisë, kjo politikë asnjë nuk është implementuar. Ai ka thënë se gjatë pandemisë janë blerë barna me çmime 2000 për qind më të shtrenjta.

Lexoni më poshtë pjesë nga deklarimi i Ismailit:

Për vite me radhë, Kosova ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit. Për më tepër, qytetarët tanë kanë shpenzuar rreth 10 milionë euro më shumë për blerje të barnave në vit.

Qytetarët e Kosovës kanë blerë barna më të shtrenjta në barnatore sesa qytetarët në Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Qytetarët e Kosovës kanë blerë barnat e njejta me çmim të ndryshëm gjatë ditës dhe natës.

Barnat e njejta kanë pasur çmim të ndryshëm në fshat e në qytet.
Ju ftoj që me përkrahjen tuaj të këtij ligji, të ndihmoni që përgjithmonë të ndalim korrupsionin në blerjen e barnave në Ministrinë e Shëndetësisë, të ruajmë xhepin e qytetarëve dhe t’ia kthejmë dinjitetin farmacistëve tanë.” – tha ndër të tjëra Ismaili.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pasi e pranoi draft ligjin e hartuar nga Uran Ismaili, e falënderoi atë për punën e bërë në këtë ligj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë arritur të…