Uran Ismaili: PDK-ja, oferta më e mirë për qytetarët

23 shtator 2019 | 13:06

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka bërë me dije se në javën që lamë pas ka zhvilluar dhjetëra takime me qytetarë në shumë lagje të Prishtinës.

“Të gjithë bashkëqytetarët e mi njëzëri po kërkojnë një qeverisje që i jep kryeqytetit vëmendjen që meriton. Partia Demokratike e Kosovës me 10 kandidatë për deputetë nga qyteti ynë është oferta më e mirë dhe më serioze që prishtinasit kanë më 6 tetor”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar se si asnjëherë më parë, kjo ofertë po gjen mbështetje në secilën lagje dhe në secilin fshat.

“Më 6 tetor të gjithë së bashku do të vendosim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për ty dhe shtetin”, ka shkruar Ismaili.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e Drejtësisë (PD) dje ka mbajtur Kuvendin e tetë…