Uran Ismaili premton edhe park për qentë (foto)

06 tetor 2021 | 12:38

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se krahas strehimores dhe njësisë komunale për trajtimin e qenve endacakë, plani i tij përfshin edhe krijimin e parkut të dedikuar për qentë.

“Numri i familjeve që kanë adoptuar qenë në Prishtinë është rritur dukshëm në vitet e fundit. Përderisa shumica jetojnë në banesa, nevojë e vazhdueshme e këtij komuniteti është parku i dedikuar për qentë për lojë të lirshme në ambiente të jashtme. Si simulim, kemi rregulluar një park të vogël në lagjen Bregu i Diellit”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në…