Uran Ismaili takon pensionistët: Më shumë trotuare të reja dhe hapësira për të moshuarit

23 gusht 2025 | 17:23

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me një grup pensionistësh të kryeqytetit, me të cilët ka biseduar për gjendjen e tyre, ankesat dhe për mënyren se si po trajtohen nga qeverisja aktuale.

Gjatë takimit, Ismaili ka theksuar se pensionistët, të cilët i ka quajtur “gjenerata e artë që e kanë ngritur Prishtinën me punë e sakrificë”, meritojnë trajtim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese.

Ai premtoi disa masa konkrete që do të ndërmerren në qeverisjen e tij, duke përfshirë lëvizjen falas me autobusë, qasje prioritare në shërbime komunale dhe shëndetësore, hapësira të dedikuara për jetë komunitare si dhe rrugë të ndriçuara me trotuare të sigurta.

Postimi i plotë i Ismailit: https://www.facebook.com/share/p/1Hyza7Ckqu/

“Momente nga bashkëbisedimi ynë me gjeneratën e artë që e ka ngritur Prishtinën me punë e sakrificë – pensionistët e qytetit.

Në qeverisjen time, ju që e keni ndërtuar këtë qytet do ta keni respektin që ju takon!

Lëvizje me autobus falas.
Qasje prioritare në shërbime komunale e shëndetësore.
Hapësira të dedikuara për jetë komunitare.
Rrugë të ndriçuara me trotuare të sigurta

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga jeta publicisti dhe gazetari i njohur Artur…