Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Prishtinë

06 maj 2019 | 16:23

Uran Ismaili përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i tij:

Pas një pune të madhe lagje për lagje dhe fshat për fshat, sot edhe zyrtarisht dorëzova kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë. Duke synuar një Prishtinë më të mirë, kam vendosur që angazhimin tim politik e partiak ta përqendroj në qytetin tim. Energjinë e Dekadës së Re synoj ta shndërroj në një forcë që e transformon marrëdhënien mes PDK-së dhe Prishtinës, që PDK-së i jep një identitet të ri, kurse Prishtinës vëmendjen që e meriton. Prishtina nuk duhet të jetë vetëm kryeqytet ku përqendrohet jeta politike e Republikës, por edhe qytet i jetueshëm për qytetarët e saj. Përvojat tona negative me qeverisjet e kaluara le t’i përkthejmë në përpjekje të përbashkët pozitive për Prishtinën tonë! Është koha që vizioni për një Prishtinë funksionale të bëhet realitet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukesha e Sussexit Meghan Markle është bërë nënë për herë…