Urime 21-vjetori PDK

10 tetor 2020 | 17:47

Nga Flurim Arifi

Së pari i uroj të gjithë simpatizantët, aktivistët, dashamirët dhe sponzorizuesit për 21-vjetorin e Partisë Demokratike të Kosovës. PDK-në e sotme shumë bashkëthemelues e ndërlidhin me vijën kombëtare që nga lufta NDSH, LKÇK, LKP etj. PDK-ja deri më sot ka kaluar shumë sfida, dhe ka bartur shumë përgjegjësi në shtetndërtimin e vendit tonë. Përgjatë këtyre viteve PDK-ja ka bërë shumë punë të mëdha, mirëpo si çdo lëvizje apo organizatë ka bërë edhe shumë gabime.

Tani PDK-ja prapë gjendet para një sfidë të madhe, tentim – ngritja e akuzës nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit Veseli, e cila e ka sfiduar PDK-në deri në themelet e saj.

Mirëpo shtrohet pyetja: Sa është struktura e PDK-së e përgatitur për të qëndruar dhe zhvilluar mëtejshëm, karshi kërkesave/nevojave të shumta që ka vendi!

Një ndër sfidat e para këto ditë është, një pyetje “1 milion dollarëshe”: A duhet PDK-ja t’i bashkangjitet koalicionit në këtë qeveri të udhëhequr nga LDK-ja.

Për mua është e qartë, JO!.

Nëse, sfida e radhës, zgjedhjet lokale janë afër, edhe një vit dhe zgjedhjet i kemi në nëntor 2021. Sa është duke u përgatitur PDK-ja për ofertën e saj për qytetarët, cilët do të jenë kandidatët për kryetarë komune, kandidatët për këshillëtar komunal etj?

D.m.th ka shumë pikëpyetje, mirëpo uroj që struktura udhëheqëse e PDK-së të sillet si partner serioz, gjatë kësaj periudhë kohore, me aktivistë, simpatizantët, sponzorizuesit, dashamirët etj, në mënyrë që qytetarët të na shohin si partner serioz dhe të reformuar karshi kërkesave që në vazhdimësi janë bërë nga ata.

Megjithatë urime PDK!

(Autori ka qenë kandidat për kryetar të Degës PDK-së në Gjilan, aktualisht është anëtar i Këshillit Drejtues Dega PDK Gjilan)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur konferencë për media…